Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Fenomeni Albin Kurti!

October 26, 2019
171
SHARES
11.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Emin Azemi

Mundësia për të vazhduar ta lexojmë Gëten, pa rënë në kurthet që mund të ngre Mefistofeli, është e barabartë me çdo shans që profili politik i Albin Kurtit e shndërron në aksion për të ndryshuar komplet stilin e politikbërjes në Kosovë. Prandaj të ëndërrojmë si Gëte e të refuzojmë të mendojmë dhe veprojmë si Mefistofeli, sepse po hyjmë në epokën e Albin Kurtit, në akademinë e tij ku fotokopjet e shkollave politike i kanë shndërruar në skrap.

Shkruan: Emin Azemi

Albin Kurti nuk vjen nga shkollat aktuale politike të Kosovës. Ai është një ‘siu generis’. Një model i pakopjueshëm bashkëveprimi në mes të intelektit dhe guximit, në mes të etikës dhe përgjegjësisë. I ndodhur diku në kufirin që ndanë mendësinë politike që prodhoi ‘rugovizmin’ nga refuzimi i nënshtrimit që prodhoi UÇK-në, Albin Kurti, ndonëse i etabluar për një kohë  pranë ‘institucionit Adem Demaçi’, megjithatë, më tepër u  frymëzua nga teoria politike e Ukshin Hotit dhe doktrina revolucionare e Hasan Prishtinës. Sido që të jetë, Demaçi për të ishte ‘totemi’ urban i Prishtinës që ndante skemën mentale publike të fundviteve të nëntëdhjeta midis  atyre që rrezikonin jetën pritave për të hequr qafe ndonjë uniformë serbe, dhe atyre që nën avujt  e makiatos rrëfenin prajshëm për refuzimin estetik të Rugovës.

Albin Kurti vjen nga fryma e padëgjueshmërisë studentore, për t’u shndërruar në opozitar jetëgjatë kundrejt gjithë sistemeve që deformonin hierarkinë pozitive të vlerave. Ai është shembëlltyra e anististemit kosovar, kurs opozitarizmin e tij, si imazh dhe si diskurs, afër mendsh që do ta hasni edhe për një kohë të shkurtër në krye të Qeverisë. Por jo gjatë. Një plak madje gjatë fushatës zgjedhore e kishte lutur kryetarin e LVV që të mos e lëshonte frontin opozitar, sepse do ta merrte malli ta shihte Albin Kurtin e protestave dhe rebelimeve politike nëpër institucionet e vendit. 

Shkurt e shqip, Kosovës do ti mungojë një kohë të gjatë karizma e djaloshit opozitar që për disa vite me radhë integroi në frymën politike algoritmin e mosnënshtrimit. Mjerë ata që do të tentojnë ta imitojnë. Skepticizmi i tepruar dhe mosbesimi ndaj Albin Kurtit, i hasur nëpër disa shkolla të deplasuar të mendimit publik në Prishtinë e Tiranë, burimin e ka te refuzimi për të kuptuar se Kosova din dhe mund të lindë një politikan që paraqet model në vetvete, i cili nuk ka pasur nevojë të anëtarësohet në ndonjë parti për të përvetësuar zejen e politikës. 

Nga kush të mësonte?! Ai këtë zeje e mësoi duke lexuar me vëmendje ritmin e humbur të politikave pararendëse dhe cingërimen e kambanave për proceset që duhet të vinë, prandaj do të duhej të marrin fund retorikat shpresëhumbëse të stilit ‘këtë e kemi dëgjuar edhe më herët’, sa herë që Albin Kurti premton diçka, që të tjerëve, ose iu duket deja vu, ose e paarritshme, ose qesharake, siç pretendon Vuçiqi teksa refuzon ta komentoj idenë e tij për reciprocitet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Albin Kurti, si imazh, si ide dhe si veprim, ishte gjatë kohë i pranishëm në kujtesën e njerëzve. Kjo bashkëjetesë e Kurtit me ndërgjegjen kolektive të kosovarëve, ishte projektuar në kushte gati të jashtëzakonshme, gjithmonë me koston e lartë të anatemimit dhe refuzimit që injektohej nga makineria e pazargjinjëve mediatik, madje edhe e disave që tash iu kanë ngjitur Kurtit atje dikund ku përfundon kurrizi dhe fillon ‘deponia’ e pazareve të reja. 

Paraqitja e Kurtit si ‘antiperendimor e antiamerikan’, si ‘dhunues i institucioneve të shtetit’, si ‘ekstremist i majt’, si ‘islamist’, si ‘armik i shtetësisë së Kosovës dhe simboleve të saj’ etj. etj. ka kushtuar si propagandë më shumë se të gjitha fushatat bashkë kundër korrupsionit e nepotizmit. Sikur pazargjinjtë mediatik të Prishtinës, përfshi edhe këta që e kanë kaluar pragun e katarsisit moral, të ishin bërë bashkë në sensibilizimin e politikës për rimëkëmbjen  e shëndetësisë kosovare, sot spitali i  Zhan Mitrevit dhe ai  Sistinës në Shkup do të ishin detyruar të mbylleshin. 

Vetëm një politikë e çoroditur kosovare ka mundur të prodhoj mirëqenie të dhjamosur për shëndetësinë private të një shteti fqinj. Kjo havari sistemore që ka lënë aq shumë pasoja në shëndetin e njerëzve, me Albin Kurtin merr fund. Haxhifevzimi i diskursit publik, që Serbinë e merr si kuotë orientimi e referimi edhe për politikat e brendshme të Kosovës, në vend se të ndodhte kundërta, ka krijuar një disnivel enësh qarkulluese në hapësirën publike,që bartin, në njërën anë, ajrin e freskët që sjell fryma e Albin Kurtit në politikën kosovare dhe, në anën tjetër, limfën moçalore si lëndë e parë për të gjitha mpiksjet në kapilarët e politikave të padinjitetshme kundrejt Beogradit.

Ky haxhifevzimi miniperandorak mediatik në vend se të kishte elaboruar në detaje pasojat e rinegocimit të statusit të Kosovës me Beogradin, në tavolinat e dyshimta, përkundrazi më tepër u mor me teori konspiracioni për pasojat që mund të sjellka instalimi i Albin Kurtit në skenën zyrtare politike të Kosovës. Në qëndrimet zyrtare të BE një kohë të gjatë kishte dominuar vlerësimi se në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet përjashtuar mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe mundësinë e rinegocimit të statusit të saj.

Futja e Kosovës si temë interne e Serbisë dhe përjashtimi i saj nga fabulat tragjike për të pagjeturit dhe nga matematikat mbi reparacionin, ka qenë një nga dështimet lapidare të atyre pazargjinjëve mediatik që sot nga Albin Kurti kërkojnë të realizojnë objektiva madhorë, të cilat nuk janë arritur për një periudhë njëzetë vjeçare. Në vend se të gjenin autorët e rinegocimit të statuti të Kosovës, këta pazargjinjë kërkojnë nga Albin Kurti të na i shfaq veprat që nuk i ka shkruar ende. 

Nga diskursi publik i Kosovës një kohë të gjatë ishte përjashtuar raportimi për vendet kryesore të Bashkimit Evropian, të cilat e kishin njohur Kosovën dhe i kishin paraqitur vërejtje Serbisë se rruga e saj drejt integrimeve evropiane nuk do të mbetet pa pasoja nëse Serbia insiston që të ketë rinegocim të statusit të Kosovës.  Kjo kishte ndodhur sidomos në korrik të 2010-tës kur ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kishin diskutuar rreth Kosovës, pas shpalljes së mendimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas së cilës ‘Deklarata e Pavarësisë nuk është në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare’. 

Ata që ka qenë dashur ta etablojnë këtë diskurs në realitetin mediatik të Prishtinës, janë marrë me rreziqet dhe pasojat që mund të vijnë nëse Albin Kurti ngjitet në pushtet, bashkë me ‘miqtë’ e tij nga Rusia, Irani, Kamboxha, Koreja e Veriut etj. (!). Nëse dikush ka iluzion se ardhja e Albin Kurtit në krye të politikbërjes kosovare  mund të ketë efekte çudibërëse brenda natës të dr. Faustit, kjo pastaj përjashton çdo normë normale të matjeve, sidomos në parametra kohorë që dikush ka dëshirë t’i përkthejë si efekte të rrufeshme që mund të sjellë ndryshimi.

Por, mundësia për të vazhduar ta lexojmë Gëten, pa rënë në kurthet që mund të ngre Mefistofeli, është e barabartë me çdo shans që profili politik i Albin Kurtit e shndërron në aksion për të ndryshuar komplet stilin e politikbërjes në Kosovë. Prandaj të ëndërrojmë si Gëte e të refuzojmë të mendojmë dhe veprojmë si Mefistofeli, sepse po hyjmë në epokën e Albin Kurtit, në akademinë e tij ku fotokopjet e shkollave politike i kanë shndërruar në skrap. 

Share8Tweet

Related Posts

Albin Kurti po e tërbon Vuçiqin, opozitën dhe Edi Ramën!

July 1, 2022

Çavusoglu pas takimit me Kryeministrin Kurti: Turqia nuk do lejojë që Ballkani të kthehet në vitet e ’90-ta!

June 19, 2022

Rama ia ka lakmi Albin Kurtit: Është njeri shumë interesant!

April 7, 2022

Kurti takon Presidentin e Bosnjës: Jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Rusisë e Serbisë!

April 7, 2022

Më në fund e pranon edhe Blerim Latifi: Grenelli ishte njeri i Vuçiqit, Kurti kishte të drejtë, jo ai!

April 4, 2022

Fjalë të mëdha nga Amerika për Kurtin/ Shqiptarët e atjeshëm: Pas 22 vitesh doli një Kryeministër, që ua këputi ish-ave rrënjët e kumbarisë me Serbinë!

April 4, 2022

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.