Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Fëmijët e Ibrahim Rugovës po e bojkotojnë Vjosa Osmanin dhe rugovizmin e LDK-së!

September 28, 2019
32
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Fëmijët e Rugovës

Fëmijët e Rugovës nuk po e përkrahin LDK-në e Vjosa Osmanin në këto zgjedhje.

Mbetën jashtë listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së, por – fëmijët e ish-presidentit dhe kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova, nuk po e përkrahin partinë në këto zgjedhje.

“Fryma Rugoviane”, e Lidhjes Demokratike të Kosovës që në këto zgjedhje ka zënë vendin e kryefjalës në ligjërimin e tyre politik, nuk i ka marrë me vete të bijtë e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Teutë, Mendim e Ukë Rugova siç duket janë distancuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje dhe këtë më së miri e dëshmon mos-përfshirja e tyre në listën zgjedhore, shkruan lajmi.net.

Ukë Rugova, djali i madh i ish-Presidentit Ibrahim Rugova ushtron detyrën e Anëtarit të Këshillit te Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës por ai nuk duket shumë i angazhuar.

Hera e fundit kur Ukë Rugova u pa në opinion së bashku me LDK-në ishte Kuvendi Qendror i zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie, por që nga ajo ditë, Rugova nuk shihet më.

Tani kur partitë politike kanë hyrë në ditën e katër të fushatës, ai nuk është parë asnjëherë në asnjë tubim, e madje, ai nuk ka publikuar asgjë as në profilin e tij në Facebook që lidhet me partinë e babait të tij, të cilës i sherbeu edhe vet.

Përveç Ukë Rugovës, as ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova, e bija e presidentit Ibrahim Rugova nuk është parë pranë partisë së saj.

Ajo, nuk është parë në asnjë tubim të Lidhjes Demokratike të Kosovës as në para-fushatë e as gjatë këtyre 3 ditëve të plota të fushatës, shkruan lajmi.net.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Teuta Rugova kishin prishur marrëdhëniet në vitin 2017, kur kjo e fundit votoi pro në formimin e qeverisë Haradinaj.

Që nga ajo kohë, Rugova në publik ishte shfaqur rrallë – e tash në zgjedhjet e jashtëzakonshme ajo u la edhe jashtë listës së deputetëve.

Përveç kësaj, Rugova në profilin e saj në Facebook nuk ka asnjë simbolikë që tregon se ajo është në mbështetje të Vjosa Osmanit apo Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Madje, postimi i saj i fundit në Facebook është ai i vitit 2017 ku ajo sqarohet rreth deklaratave të dhëna për media që e kishin kritikuar rreth qëndrimit të saj pro qeverisë Haradinaj.

As djali tjetër i ish-presidentit Ibrahim Rugova nuk ka dhënë asnjë sinjal tash e disa kohë.

Mendim Rugova, nuk është parë pranë Lidhjes Demokratike të Kosovës tash e sa kohë – kështu duke mos marrë pjesë në asnjë tubim të kësaj partie.

Ai nuk morri pjesë as në takimet e partisë, e madje as në platformat online të cilat janë shndërruar në një formë të re të fushatës elektorale, Mendim Rugova nuk qëndron pranë partisë së tij.

Rugova në profilin e tij në Facebook nuk ka vendosur as qoftë edhe një fotografi ose postim që lidhet me Lidhjen Demokratike të Kosovës apo me kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre.

Vjosa Osmani nëpër tubimet elektorale të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si kandidate për kryeministre vazhdimisht i referohet “rugovizmit” si ideologjia politike e LDK-së.

Por, ajo që bie më tepër në sy është se asnjëri nga fëmijët e presidentit Rugova, e prej nga ku të rinjtë e LDK-së pohojnë se janë inspiruar, nuk po i qëndrojnë pranë Vjosa Osmanit.

Ky bojkotim i fëmijëve të Rugovës ndaj Osmanit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk ka marrë deri më tani shpjegimin e duhur asnjëherë.

Kanë qarkulluar zëra se për shkak të mospajtimeve brenda LDK-së, kanë ndodhur të tilla përçarje që kanë bërë familjen Rugova të distancohen nga krerët e partisë, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë.

Mbetet të shihet deri në fund të fushatës dhe pas zgjedhjeve nëse dikush nga ata do të dalë në publik dhe të deklarohet për gjithë këto kohë heshtje e bojkotim në këto momente kur “rugovizmi”, po përmendet nga çdo anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Nehat Sadiku/Lajmi.net/

Share32Tweet

Related Posts

Vazhdojnë parashikimet tronditësë për një katastrofë të re ballkanike: Çfarë kanë kuptuar amerikanët për Serbinë dhe cili është skenari i Vuçiqit?

October 24, 2021

Kurti ishte takuar në SHBA me Palmer dhe zyrtarë tjerë amerikan, 24 vite më parë, para gjithë politikanëve kosovarë, përveç Ibrahim Rugovës!

June 1, 2021

Pas Ibrahim Rugovës, Donika Gërvalla cak i akuzave dhe linçimeve të PDK-së!

May 10, 2021

Kryeministri Kurti: Në seancën e radhës do ta zgjedhim Osmanin presidente të vendit!

March 24, 2021

Kushëriri i ish-presidentit Rugova ‘godet’ Vjosa Osmanin: Nuk i duhesh më LDK-së!

March 14, 2021

VV me mbi 50%, Mushkolaj ia përkujton Haradinajt kur kishte thënë: As me Rugovën e Adem Jasharin nuk mund të arrihet kjo shifër!

March 13, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.