Farmacia e familjes është shumë e rëndësishme. Sigurisht në raste të caktuara nuk mund të çohemi në mes të natës për një dhimbje koke apo për një gërvishtje, kështu që është mirë që disa gjëra t’i kemi në shtëpi. Sidomos nëse kemi të sëmurë kronikë.
Mjeku pediatër Polikron Çelo jep një orientim se ç’mund të përmbajë farmacia e familjes.
Sigurisht, farmacia pasurohet sipas problemeve të veçanta që ka familja. Duhet ditur përdorimi i medikamenteve sipas moshës dhe të kontrollohet herë pas here data e skadencës.
Farmacia duhet të përmbajë:
- Termometër
- Medikamente për uljen e temperaturës (me bazë paracetamoli dhe ibuprofeni). Në varësi të moshës ato mundet të jenë në formën e shurupeve, suposteve ose kokrrave
- Pomadë antialergjike ose për të qetësuar kruarjet e dhimbjet e lëkurës (p.sh. advantan)
- Medikamente kundër reaksioneve alergjike: p.sh. ultrakorten, deltakorten, dexametason.
- Medikamente kundër dhimbjeve, p.sh. alginor, bruskopan
- Për ata që kanë kaluar konvulsione: valium, luminal
- Medikamente për lirimin e hundëve sipas moshës
- Mikroklizma në raste kapsllëku (kush ka fëmijë të vogël)
- Ankerplaste të përmasave të ndryshme.
- Garza sterile, bende, leukoplast.
- Një dezinfektant dhe alkool 76 gradë /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post