Familjarët e policit të vrarë në Banjskë të Zveçanit, Afrim Bunjaku, kanë thënë se rreshteri është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit.
Në reagimin e familjarëve thuhet se Bunjaku e ka kryer detyrën e tij me nder dhe krenari deri në fund.
“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri. Familjari jonë, Afrim Bunjaku, rreshter në Policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit”, thuhet në reagimin e familjes.
Një polic ka mbetur i vrarë si pasojë e sulmeve në fshatin Banjskë të Mitrovicës së Veriut. Një tjetër polic është plagosur.