
Familjarët e Astrit Deharit, ish-aktivistit të Vetëvendosjes, që ndërroi jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, do të shkojnë sot në Prokurorinë Themelore të kësaj komune për të kërkuar raportin e ekspertizës që një ditë më parë erdhi nga Zvicra.
Kështu ka bërë të ditur për Express-in Lëvizja Vetëvendosje.
Një ditë më parë Express kishte raportuar se familja Dehari, përmes avokatit Tomë Gashi kanë kërkuar që t’u përcillet ekspertiza përmes një shkrese dërguar kryeprokurorit Aleksandër Lumezi e Prokurorisë në Prizren.
Se ekspertiza është kryer ka lajmëruar përmes një konference për media kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.
“Sot kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit nga Instituti në Lozanë të Zvicrës. Nuk e dimë çka ka përbrenda, sot është dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit. Ne këtë do t’ia dorëzojmë prokurorit të rastit që do ta hapë dhe do të dorëzohet për përkthim”, ka thënë Shala. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post