Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se sot do të takohen me përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës për të vendosur nëse do të ndalet falja e xhumasë nesër nëpër xhami, për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.
Qeveria e Kosovës me anë të një vendimi i ka ndaluar dje tubimet publike për shkak të parandalimit të shpërndarjes së koronavirusit. Megjithatë, akoma nuk është vendosur nëse komuniteti mysliman në Kosovë do ta falë namazin e xhumasë këtë të premte.
“Me Bashkësinë Islame do të vëmë kontakt qysh sot dhe do të koordinohemi në këtë drejtim në më të mirën e qytetarëve dhe besimtarëve në këtë rast”, ka thënë Vitia, raporton Gazeta Express.