Tani përderisa në botë është ngjallë një debat i nxehtë në lidhje me Aja Sofinë, ndërsa tek ne po kalon më shumë rrëshqitas nëpër rrjete sociale, e pash të udhës të bëjë një hulumtim rreth të krishterëve dhe kishave në Turqi. Gjithashtu, më interesoi edhe numri i hebrenjve që jetojnë atje si dhe i sinagogave të tyre.
Shkruan: Dr. Mustafa Bajrami
Ajo që më ra në sy si tepër interesante, ishte numri i kishave dhe sinagogave në proporcion me përqindjen e të krishterëve dhe hebrenjve në Turqi. Në anët tjetër, kemi mësuar se numri i përgjithshëm i banorëve të Turqisë, sipas statistikave të 31 dhjetorit të vitit 2019, arrin në 83 milion e 154 mijë 997 banorë. Një vit më parë, Turqia kishte 1 milion 151 mijë 115 banorë më pak se në vitin 2019.
Sipas të dhënave të dala nga Dijeneti i Turqisë, numri i xhamive në Turqi është 84,684 sosh. Që i bjen, afër 1,000 banorë një xhami.
Në një intervistë dhënë TRT Haber-t në tetor të vitit 2017, Muftiu i Stambollit, Prof. Dr. Hasan Kamil Yilmaz ka thënë se në Stamboll janë gjithësej 3,565 xhamia, por që qyteti ka nevojë së paku edhe për 10,000 të tjera.
Duke u bazuar në një raport të ish-kryeministrit të Turqisë, Bekir Bozdag, të cilin e lexon në Parlament si përgjigje ndaj kërkesës së një numri të deputetëve të atjeshëm, del se në Turqi gjithsej janë 349 kisha dhe 38 sinagoga.
Nga ky numër i përgjithshëm i kishave, 140 prej tyre u takojnë rum-bizantinëve të cilët përfaqësohen nga kisha greke, 58 janë kisha sirianite. Numri i kishave ermenase ishte 52 kisha.
Bazuar në numrin e të krishterëve në Turqi dhe në numrin e kishave, del se për çdo 600 banorë të krishterë, një kishë është në shërbim të tyre. Dmth, nëse krahasojmë numrin e banorëve të krishterë me ata muslimanë, të krishterët avansojnë me përqindjen e kishave krahasuar me përqindjen e xhamive për kokë banori në Turqi.
Megjithëqë në tokat e Anadollit hebrenjtë vijnë 2500 vjet më parë, numri i tyre në Turqi sot është rreth 17,000. Ndërsa numri i sinagogave aktive është 38 sosh.
Bazuar gjithashtu në numrin e tanishëm të hebrenjve aty, ata qëndrojnë më mirë se muslimanët dhe të krishterët e atjeshëm. Njjë sinagogë për 500 banorë.
Kthyer tek raporti i ish-Kryeministrit Bozdag, në Turqi veprojnë 260 shoqata dhe institucione të ndryshme të krishtera në pronësinë e të cilëve janë edhe 160 kisha të tjera.
Në anën tjetër, numri i të krishterëve që jetojnë në Turqi është afër 200,000 të krishterë. Nga burime të ndryshme mësojmë gjithashtu se ky numër mund të variojë edhe deri në 320,000 të krishterë. Prej tyre, 80,000 janë orthodoksë, 35,000 katolikë, 18,000 bizantinë nga Antakia, 5,000 bizantinë grekë, dhe 8,000 protestantë.
Kthyer në Stamboll, numri i kishave në këtë metropolë botërore është 39 sosh. Vetëm njëra prej tyre nuk është funksionale (Kisha ermenase “Kevork” në pjesën e Samatya-s), ndërsa të gjitha të tjerat janë në shërbim të besimtarëve dhe të vizitorëve të rastit.
Ndër kishat më të njohura dhe më të bukura në Turqi, janë me sa vijon:
1.Kisha bullgare “Sveti Stefan” (Stamboll – Fener)
2. Kisha katolike “Saint Antoine” (Stamboll – Beyoğlu)
3. Kisha ermenase “Ana Maria” (Stamboll – Beshiktash)
4. Patrikana ermenase (Stamboll – Kumkapi)
5. Kisha orthodokse e Antalisë (Antalia – Hataj)
6. Kisha ermenase “Uç Horon” (Stamboll – Beyoglu)
7. Patrikana bizantne “Yorgi Rum” (Stamboll – Fener)
8. Kisha greke orthodokse “Aya Triada” (Stamboll – Beyoglu)
9. Kisha orthodokse “Mar Petyun Keldani” (Dijarbakir) 10 Manastiri “Deyrulzafaran” (Mardin).