EURO 2020 fillon sot më 11 qershor me ndeshjen hapëse që do të zhvillohet mes Italisë dhe Turqisë. Turneu i madh evropian do të zhvillohet deri më 11 korrik pa ndërprerje në këtë verë.
Shumë do të luftojnë për lavdi, por do të ketë vetëm një fitues në Wembley.
Më poshtë ju tregojmë 30 fakte interesante të publikuara nga Opta, që do të jetë një udhëzues i mirë për të mësuar më shumë rreth këtij turne, ku do të përballen ekipet më të mira nga “Kontinenti i Vjetër”.
1.Veçantia e vitit
Ky është edicioni i 16-të i Kampionatit Evropian dhe zhvillohet 60 vjet pas edicionit përurues në Francë (1960). Kjo është hera e parë që turneu do të luhet në një vit të tek.
2.Dymbëdhjetë vende mikpritëse
Për herë të parë, Kampionati Evropian do të luhet në më shumë se dy vende. Një total prej 12 shteteve të ndryshme do të presin turneun, ndërsa gjysma e tyre do të jenë nikoqirë për herë të parë: Azerbajxhani, Danimarka, Irlanda, Hungaria, Rumania dhe Skocia.
3. Dy debutues
24 skuadra do të marrin pjesë në Euro 2020, me Finlandën dhe Maqedoninë e Veriut që janë vendet e vetme që bëjnë debutimin e tyre në garë. Rekordi është katër skuadra debutuese – që u arrit në Kampionatin e fundit (Islanda, Irlanda e Veriut, Sllovakia dhe Uellsi).
4. Fituesit e grupit shpesh nuk e fitojnë titullin
Që nga viti 1988, fituesi i Kampionati Evropian nuk ka ardhur nga kombëtaret që e kanë fituar grupin e tyre, pasi ka ndodhur vetëm tre herë në tetë turne e fundit (Gjermani në 1996 dhe Spanjë në 2008 dhe 2012), pra një përqindje prej 37.5%. Në 2016, Portugalia u bë skuadra e parë që ngriti trofeun pavarësisht se nuk kishte fituar asnjë ndeshje të vetme në fazën e grupeve (tre barazime) dhe kaloi si e treta.
5. Fitore në të gjitha ndeshjet e grupeve
Në dy edicionet e fundit të Kampionatit Evropian, vetëm një skuadër ka arritur të fitojë në të tre ndeshjet e fazës së grupeve – Gjermania në vitin 2012. Asnjë skuadër nuk e bëri këtë në vitin 2016.
6. Finalistët që ishin së bashku edhe në fazën e grupeve
Në katër edicione të Kampionatit Evropian ka pasur dy finalistë të cilët kanë qenë së bashku edhe në fazën e grupeve të të njëjtit turne (1988, 1996, 2004 dhe 2012). Kjo ka ndodhur çdo tetë vjet që nga viti 1988.
7.Finalet në Wembley
Finalja e Euro 2020 do të luhet në stadiumin Wembley. Dy finalet e fundit në turneut e mëdha ndërkombëtar që janë zhvilluar në Wembley kanë përfunduar në kohën shtesë dhe në të dyja ishte Gjermania aktere (Kupa e Botës 1966, Euro 1996).
8. Finalet shpesh në kohën shtesë
Tre nga gjashtë finalet e fundit të Kampionatit Evropian kanë shkuar në kohë shtesë (1996, 2000 dhe 2016). Sidoqoftë, e vetmja finale evropiane që shkoi në penallti ishte ajo e vitit 1976, me Çekosllovakinë që doli fituese kundër Gjermanisë Perëndimore (2-2, 5-3 në penallti).
9.Kush shënon i pari në finale, është pothuajse fitues i sigurt
Skuadra që ka shënuar golin e parë në finale ka qenë fituese në 12 nga 15 edicionet e mëparshme të Kampionatit Evropian, me përjashtimet të viti 1960 (Bashkimi Sovjetik 2-1 kundër Jugosllavisë), 1996 (Gjermania 2-1 kundër Republikës Çek) dhe 2000 (Franca 2-1 kundër Italisë).
10. Treshja e madhe e kësaj gare
Gjermania, Spanja dhe Franca kanë fituar 53% të Kampionateve Evropiane (8 nga 15) të zhvilluar. Gjermania dhe Spanja janë gjithashtu skuadrat e vetme që kanë arritur ta fitojnë nga tri herë.
11.Gjermania, rekordmene
Gjermania do të marrë pjesë në edicionin e saj të 13-të të Kampionatit Evropian, më shumë se çdo ekip tjetër. Ndeshja e tyre e radhës do të jetë e 50-ta në turne, duke u bërë skuadra e parë që arrin këtë numër.
12. Portugalia, në gjurmët e Spanjës
Portugalia do të kërkojë të jetë skuadra e dytë që fiton dy Kampionatit Evropian dy herë radhazi pas Spanjës (2008 dhe 2012). Portugalia gjithashtu është skuadra e vetme që arriti fazat e nokautit të turneut në secilin nga gjashtë edicionet e fundit, nga viti 1996.
13. Sfida e Francës së Deschamps
Franca do të kërkojë të bëhet skuadra e katërt që fiton Kupën e Botës dhe Kampionatit Evropian me radhë pas Gjermanisë Perëndimore (Euro 1972 dhe Kupa e Botës 1974), Francës (Kupa e Botës 1998 dhe Euro 2000) dhe Spanjës (Euro 2008, Kupa e Botës 2010 dhe Euro 2012). Do të ishte përsëritje e suksesit për Francën.
14. Ekipet me më shumë dhe më pak gola
14 golat e Francës (në 5 ndeshje) në Euro 1984 është rekordi më i lartë për gola i një ekipi në Kampionatit Evropian. Greqia fitoi Euro 2004 me rekordin më të ulët të golave të shënuar si ekip kampion (1.17 gola për ndeshje). Të tre ndeshjet e tyre me fazën e nokautit përfunduan 1-0.
15. Anglia – kombëtarja që do, por nuk mundet
Asnjë skuadër nuk ka luajtur më shumë ndeshje sesa Anglia në Kampionatin Evropian pa arritur në finale (31 ndeshje, zero finale).
16. Ndeshja me më shumë gola ndodhi 61 vjet më parë
Ndeshja me më shumë gola ishte pikërisht ndeshja e parë e luajtur në historinë e turneut, më 6 korrik 1960: nëntë gola të shënuar në fitoren 5-4 të Jugosllavisë ndaj Francës.
17.Çmenduria e vitit 2000
Që nga prezantimi i fazës së grupeve në 1980, edicioni i Kampionatit Evropian me golat më shumë si mesatare për ndeshje ishte ai i vitit 2000 (2.74 gola për ndeshje).
18.Dy skuadra që arritën në EURO 2020 pa asnjë ‘të metë’
Belgjika dhe Italia ishin skuadrat e vetme që fituan 100% të ndeshjeve të tyre kualifikuese të Euro 2020 (10/10). Belgjika gjithashtu shënoi më shumë gola se çdo ekip tjetër (40) dhe kishte rekordin më të mirë në mbrojte (3 gola të pësuar në 10 ndeshje).
19. Belgjika dhe Franca, dy kombëtaret në rritje
Belgjika dhe Franca janë skuadrat e vetme evropiane që kanë arritur në çerekfinale në tre turnet e fundit të mëdha ndërkombëtare (Kupa e Botës 2014, Kupa e Botës 2014, Euro 2016 dhe Kupa e Botës 2018).
20. Platini, njeriu i golave
Shënuesi më i mirë i një Kampionatit Evropian është Michel Platini. Mesfushori francez shënoi nëntë gola në edicionin e vitit 1984, duke e çuar Francën drejt titullit të parë. Ai tundi rrjetën në pesë ndeshjet të Francës, duke përfshirë edhe dy het-trik me radhë në fazën e grupeve dhe golin e parë në finale.
21. Cristiano Ronaldo, po jeton historinë
Cristiano Ronaldo mban rekordin për më shumë ndeshje (21), më shumë gola (9, si Michel Platini) dhe më shumë edicione të luajtura me të paktën një gol (katër) në Kampionatin Evropian. Sulmuesi portugez është gjithashtu lojtari evropian me më shumë ndeshje të luajtura në një turne të madh: Kupa e Botës dhe Kampionatit Evropian së bashku (38, njëlloj sa Bastian Schweinsteiger).
22. Asistuesit më të mëdhenj
Që nga viti 1980, vetëm çeku Karel Poborsky (6) ka dhënë më shumë asistime në Kampionatit Evropian sesa Cristiano Ronaldo (5). Rekordin për asistime në një turne që nga viti 1980 e mban Ljubinko Drulovic me Jugosllavinë në 2000 (4), Aaron Ramsey me Uellsin në 2016 (4) dhe Eden Hazard me Belgjikën në 2016 (4).
23. Neuer i afrohet Casillasit dhe Buffonit
Vetëm dy portierë kanë luajtur më shumë ndeshje në turnet e mëdha ndërkombëtare (Kupa e Botës dhe Kampionatit Evropian) sesa Manuel Neuer (27): Iker Casillas dhe Gianluigi Buffon (31 secili).
24. Griezmannm, njeriu i ndeshjeve të mëdha
Francezi Antoine Griezmann ka marrë pjesë në më shumë gola (14) se çdo lojtar tjetër evropian në dy turnetë e fundit të mëdhenj: 10 gola dhe katër asistime në 14 ndeshje midis Euro 2016 dhe Kupës së Botës 2018. Tetë nga këto gola dhe katër asistime ishin në fazën e nokautit.
25. Het-triku i David Villas, ende i pa arritshëm
Spanjolli David Villa është lojtari i fundit që shënoi një het-trik në Kampionatin Evropian kundër Rusisë në fazën e grupeve të vitit 2008. Ndërkohë, tregolëshi prej 18 minutash i Michel Platini kundër Jugosllavisë në vitin 1984 mbetet më i shpejti në historinë e konkursit.
26. Më i riu dhe më i moshuari
Hungarezi Gabor Kiraly është lojtari më i vjetër për ka luajtur një Euro 2020 (40 vjet e 86 ditë, në edicionin e vitit 2016), ndërsa holandezi Jetro Willems është më i riu (18 vjet e 71 ditë, Euro 2012).
27. Harry Kane, i veçuar
Harry Kane ishte shënuesi më i mirë në fazën kualifikuese të Euro 2020, duke shënuar në secilën nga tetë ndeshjet e luajtura nga Anglia (12 gola), duke u bërë lojtari i parë anglez që e bëri këtë në të njëjtën fazë nokaut.
28.Shpresa e Hazard, asistmen
Asnjë lojtar nuk dha më shumë asistime sesa Eden Hazard në kualifikimin për Euro 2020 – shtatë asistime, më shumë se çdo futbollist tjetër.
29. Një rekord unik
Nëse Franca e Didier Deschamps fiton Euro 2020, ai do të bëhet personi i parë që fiton Kupën e Botës dhe Kampionatit Evropian si lojtar dhe si trajner.
30.Përvoja si trajner dhe lojtar
Një e treta e trajnerëve të Euro 2020 kanë luajtur më parë në turne: Gareth Southgate (Angli), Didier Deschamps (Francë), Roberto Mancini (Itali), Frank de Boer (Holandë), Paulo Sousa (Poloni), Stanislav Cherchesov (Rusi), Luis Enrique (Spanjë), Andrey Shevchenko (Ukrainë).