
Pas vendimit të Gjykatës Supreme për votat nga Serbia, ka pasur disa përplasje në mes të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate.
Erzen Musliu, zëdhënës i degës së Nismës në Prizren i është përgjigjur Alban Krasniqit i cili ka lëshuar akuza në drejtim të zyrtarëve të Nismës në QNR për ngacmime seksuale.
“Kur burri i Albulena Haxhiut flet për moralin, i paska harruar orgjitë në Vetëvendosje”, ka shkruar Musliu.
Anëtari i VV-së në QNR, Alban Krasniqi që njëherit është edhe bashkëshorti i ish-deputetes Albulena Haxhiu, ka akuzuar anëtarët e Nismës për ngacmime seksuale, shkruan lajmi.net.
Ka thënë se të njëjtit po krijojnë insinuata dhe po kërkojnë pavleshmëri votash.
Discussion about this post