
Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin ka bërë një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Kremlini bën të ditur në një komunikatë të shkruar se të dy liderët kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre mbi zgjidhjen e çështjes libiane.
“Gjatë bisedës telefonike u theksua nevoja për parandalimin e përkeqësimit të situatës dhe sigurimin e dialogut paqësor”,- thuhet më tej në të njëjtën komunikatë.
“Putini rikonfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të mbështetur nismat e Gjermanisë dhe OKB-së për të marrë përsipër rolin e ndërmjetësuesit në këtë çështje”,- njofton Kremlini.
Gjithashtu në këtë telefonatë liderët biseduan edhe për Samitin e Liderëve të Katërshes së Normandisë, që u mbajt javën e kaluar në Paris me pjesëmarrjen e Francës, Gjermanisë, Ukrainës dhe Rusisë, si dhe nënvizuan nevojën për implementimin e marrëveshjeve të Minskut lidhur me zgjidhjen e krizës në lindje të Ukrainës.
Në komunikatën e Kremlinit është shkruar gjithashtu se një çështje tjetër që është biseduar ka bëjë me dërgimin e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës si dhe projektin për ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha e Veriut-2” [Nord Stream].
Discussion about this post