Duke e ditur që Teknologjia e Informacionit është një prej fushave të pakta ku Kosova qëndron në hap me shtetet e zhvilluara, kandidati për deputet nga radhët e koalicionit 100% AAK-PSD, Erolld Belegu, i cili njëkohësisht është edhe këshilltar i Ramush Haradinajt, e quajti Kosovën si Djep të kësaj lëmie.
Në kuadër të fushatës së tij, zotëri Belegu është zotuar për aftësimin e menjëhershëm të 10,000 të rinjve në fushën e Teknologjisë së Informacionit, me ç’rast do të bëhet trajnimi i tyre për t’ju mundësuar që të jenë të gatshëm për treg të punës brenda 6 muajve.
Ky do të jetë vetëm hapi i parë, pasi që ky segment do të jetë një ndër prioretitetet e qeverisë Haradinaj, ku më pas do të ketë edhe elemente të reja siç është futja e kodimit si lëndë mësimore në shkolla, e shumë vendime të tjera në të mirë të kësaj kategorie.
Discussion about this post