Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan uroi qytetarët hebre me rastin e festës Rosh Hashanah e cila simbolizon vitin e ri sipas kalendarit hebraik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga kryesia e komunikimeve të Presidencës, thuhet se Erdoğan ka publikuar një mesazh me rastin e festës Rosh Hashanah e cila sipas kalendarit hebraik përkon me datat 18-20 shtator.
Duke përcjellë urimet e tij për qytetarët hebrenj, Erdoğan tha se diversiteti shoqëror, kulturor, politik dhe njerëzor të cilat janë simbol i dashurisë dhe tolerancës në këto territore, përbëjnë pasurinë më të rëndësishme që forcojnë unitetin dhe solidaritetin prej shekujsh.
“Ditët e veçanta të cilat i bëjnë qytetarët tanë të besimeve të ndryshme të përjetojnë në mënyrë të lirë kulturën dhe traditat e tyre, i shtojnë ngjyrë jetës sonë shoqërore dhe janë raste të cilat përmirësojnë miqësinë e vjetër dhe unitetin tonë. Me këto mendime uroj të gjithë hebrenjtë, vaçanërisht qytetarët tanë me rastin e Rosh Hashanah e cila është një nga festat më të rëndësishme të besimit hebre”, tha Erdoğan në mesazhin e tij.