Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan theksoi se grupi, të cilin disa zyrtarë përfshirë edhe Presidentin e ShBA-së, Donald Trump, e cilësojnë si “kurdët”, në të vërtetë është organizata separatiste terroriste PKK.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan theksoi se grupi, të cilin disa zyrtarë përfshirë edhe Presidentin e ShBA-së, Donald Trump, e cilësojnë si “kurdët”, në të vërtetë është organizata separatiste terroriste PKK.
Presidenti Erdogan pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve me Presidentin Trump, realizoi edhe një takim, ku morën pjesë edhe disa Senatorë amerikanë.
Në përgjigje të një pyetje Presidenti Erdogan tha se Turqia, e cila kurdët i shikon si vëllezër, mirëpret më së shumti popullatë kurde dhe theksoi se gjatë periudhës së ish-Presidentit Barack Obama nga Siria në Turqi janë shpërngulur 350 mijë kurdë.
Erdogan bëri të ditur se “Ata të cilët ju i quani kurdë janë PKK/PYD/YPG. Këto janë organizata terroriste”.
Kreu i shtetit turk gjithashtu tha se terrorist me pseudonimin Mazlum Kobani (të cilin Trump më parë e quajti ‘gjeneral’), është gjithashtu fëmija shpirtëror i drejtuesit të organizatës terroriste separatiste PKK.
Ai theksoi se plan/projekti për vendosjen e 1 milionë refugjatëve brenda 6 deri në 2 vjet në zonën e sigurt të formuar në kufirin e Sirisë është i gatshëm.
Më pas Presidentët Erdogan dhe Trump organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp.
Discussion about this post