Ndryshimi i destinacionit të Aja Sofias që e kishte bërë Ataturku para 86 vjetëve, atëbotë kishte shkaktuar ngjarje dhe hdherime të mëdha, jo vetëm në Turqi por në gjithë botën islame, shkruan Gazeta Mejdani.
Megjithëqë konjukturat politike të asaj kohe imponuan ëtë vedim të Ataturkut dhe qeverisë turke, megjithatë ajo nuk ishte pranuar lehtë nga ana e popullatës së Turqisë.
Shndërrimi i njërës prej xhamive kryesore të botësnë muze, ishte konsideruar hap jo i qëlluar i qeverisë turke.
Sot, përderisa Aja Sofia u hap për besimtarët muslimanë që të falin namazin në te, presidenti i Turqisë, Erdogan mbajti një fjalim tepër emocionues.
Fillimisht, në mënyrë tërthorazi kritikoi vendim e atëhershëm të shndërrimit të saj në muze. “Aja Sofia nuk ishte pronë e shtetit turk që shteti të ndërmirrte vendim politik për ndryshimin e destinacionit të saj”, tha Erdogan.
Në fjalën e tij, përveç tjerash ai ka thënë se pasi Sulltan Mehmet Fatihu kishte shtier në dorë tapinë e Aja Sofias, kishte thënë, pas sot, ai i cili e ndryshon destinacionin e këtij vendi, kush e mbyllë, kush e shet, apo kush e shkatërron, mallkimi i Zotit qoftë mbi te.
“Ne”, tha Erdogan, “nuk jemi pajtuar me vendimin e shndërrimit të Aja Sofias në muze. Sepse, në fakt, ishte ndryshuar destinacioni për të cilin ka folur Sulltan Mehmet Fatihu”.
Gjithashtu, “Sot kur po e rikthejmë në xhami, ne sot, edhe po qojmë në vend emanetin e Mehmet Fatihut, edhe po i shpëtojmë mallkimit të tij” ka shtuar Erdogan.
“Presim në të gjithë të respektojnë vendimin tonë të parevokueshëm”, ka thënë në fund të fjalimit të tij Recep Tayyip Erdogan.
Gjithsesi, jo i gjithë opinioni turk po pajtohet me vendimit e shtetit të tyre. Rrafshe të tërëa politike, akademike e sociale shprehën qëndrimet e tyre ndaj këtij vendimi. Sipas këtyre të fundit, Aja Sofia nuk do të duhej të ri-hapej për faljen e namazit në te.
Sipas vendimit të marrë në lidhje me faljen e namazit në Aja Sofia, sot është vendosur që namazi i parë në te të falet me datë 24 korrik të këtij viti./Gazeta Mejdani/