
Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Federatës së Rusisë, Vladimir Putin.
Gjatë bisedës u fol për zhvillimet rajonale me në krye ato në Libi.
Të dy liderët edhe njëherë konfirmuan vullnetin e Turqisë dhe Rusisë për vazhdimin e procesit të zgjidhjes politike të problemit në Libi.
Ndërkaq në komunikatën e lëshuar nga Kremlini thuhet se Presidenti Putin e informoi Presidentin Erdogan në lidhje me bisedat telefonike të zhvilluara me Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe liderë të disa vendeve tjera.