Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një tubim me mësimdhënës bashkarisht me kandidatin për kryeministër, Kadri Veselin ka shpalosur planin e PDK-së për arsimin parauniversitar.
Hoxhaj tha se mësimdhënësit në mandatin e ardhshëm qeverisës do ta kenë një adresë për mbështetje, dhe ai është Kadri Veseli si kryeministër i vendit.
Hoxhaj tha se arsimi është një nga prioritetet e larta te PDK-së.
“Në planin e PDK/së parashihet instalimi i mësimit gjithëditor në çdo cep të Kosovës, duke rritur hapësirat shkollore dhe pagat e mësimdhënësve. Digjitalizimi i shkollave dhe sistemit arsimor në përgjithësi do të bëhet në mandatin e ardhshëm, bashkë edhe me zbatimin e platformës së PDK-së për të nxjerrë kuadro në proporcion me nevojat e tregut të punës dhe ekonomisë e cila po ndryshon”, tha Hoxhaj.
Sipas tij, një qëllim madhor është zhvillimi i sistemit të shkollave profesionale dhe mësimit gjithë jetën për t’u siguruar që profesionistët janë në hap me zhvillimet e fushave përkatëse.
Discussion about this post