Richard Moore, Gina Haspel he Bernanrd Emiem, janë emëruar në krye të shërbimit të Inteligjencës dhe të CIA-s.
Veçoritë të përbashkëta të këtyre janë ushtrimi i detyrave në Ankara të Turqisë në pozita të ndtyshme dhe që flasin gjuhën turke në mënyrë të rrjedhshme.
Ministria e Jashtme Britanike the në një deklaratë se kryeminsitri Boris Johnosn emëroi Richard Moore, si Shef i ri i Inteligjencës së Jashtme Britanike M16.
Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Ankara, Richard Moore, është emëruar si kreu i ri i shërbimit të inteligjencës së jashtme britanike MI6.Moore, i lindur në Libi, më parë kishte mbajtur misione të ndryshme dhe këshillime për sigurinë kombëtare në MI6.
Ai ka shërbyer në Turqi,Pakistan dhe Malajzi.
Mendohet gjithashtu se Moore ishte një nga ata që ndoqi nga afër luftën Siriane dhe Libi dhe ishte efektiv në emërimin e tij.
Përveç Moore edhe dy të tjerë kanë shërbyer në Turqi ku pastaj kanë kaluar në krye të inteligjencës së shteteve të ndryshme
Gina Haspel e cila kaloi në krye të CIA-së kishte shërbyer në Turqi
Në detajet në informacionin CV të publikuar nga CIA, thuhet se Haspel flet në mënyrë të rrjedhshme turqishtën, Haspel thuhet se ka shërbyer në Ankara në vitin 2000. Ajo ka deklaruar se mësoi turqisht në Turqi dhe u vendos qëllimisht për këtë arsye.
61-vjeçarja Gina Haspel shërbente në zyrën e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Evropën Qendrore, Turqi dhe vendet e Azisë Qendrore ku dihet se në një kohë të gjatë ka punuar në këto vende.
Edhe Franca kishte sjellur në krye të Ineligjencës franceze ish-amasadorin e saj në Turqi/
Ish Ambasadori i Francës në Turqi Bernard Emiem është emëruar në krye të njësisë së inteligjencës së huaj franceze në vitin 2017 (DGSE)
Bernard Emie shërbeu si Ambasador i Frnacës në Ankara në vitet 2007-2010
Në periudhën kur ushtronte detyrën e Ambasadorit kishte përplajse në mes të Turqisë dhe Francës për shkak të kundërshtimeve të presdientit francez Nikola Sarkozy, ndaj procesit të Turiqsë në BE.