Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka folur për samitin e BE-së që u mbajt dje në Bruksel.
Lidhur me pritshmërinë e këtij samiti për vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos për Kosovën, Sarrazin theksoi se ka pritur rezultate, sepse, sikundër tha ai, në Gjermani është punuar shumë për liberalizimin e vizave.
“Por betejën nuk do ta ndalim”, tha ai në televizionin publik.
Ndërkaq lidhur me idenë e ndarjes veç e veç të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, për të ecur drejt BE-së, Sarrazin shtoi se Gjermania nuk përkrah këtë ide.