
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes së cilave vërtetohen vendimet e KQZ-së.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për IndeksOnline se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it.
“Pra do të presim sepse në fund të tyre ka këshilla juridike, sipas të cilave është e lejuar ankesa në Gjykatën Supreme”, ka thënë ai.