I dënuari me vdekje, Brandon Bernard, është ekzekutuar në Indiana pasi lutjet për falje në minutën e fundit u refuzuan nga Gjykata e Lartë në SHBA.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Bernard, 40 vjeç, u dënua për vrasje në vitin 1999 kur ishte adoleshent.
Bernard i tha familjes së çiftit që kishte vrarë, se ishte penduar për veprën – para se të vdiste me injeksion vdekjeprurës të enjten.
Katër ekzekutime të tjera janë planifikuar para përfundimit të presidencës së Donald Trump.
Nëse ndodhin edhe këto të fundit, Trump do të jetë Presidenti që ka “mbikëqyrur” më së shumti ekzekutime në SHBA në më shumë se një shekull.
Kjo do të çonte në 13 numrin e përgjithshëm të ekzekutimeve federale që nga muaji korrik.