“Shpërndarja fakultative e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme. Me dispozitën e nenit 82 par. 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës është stipuluar se, Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit të Qeverisë! Pra, shpërndarjen e Kuvendit, fakultativisht, do të mund të bënte Presidenti i Republikës së Kosovës”, thotë profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.
Ekspertët e së drejtë, njëherit njohës me përvojë dhe pjesëmarrës në hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, po e kundërshtojnë përpjekjen e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për ti bindur partitë politike që pas votimit të suksesshëm në Kuvend të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, të iniciuar nga LDK, të pajtohen për krijimin e një qeverie të re gjithëpërfshirëse, ose qeveri teknike, duke anashkaluar obligimin kushtetues për ta shpërbërë edhe Kuvendin e Kosovës dhe për të shkuar në zgjedhje të reja sipas nenit 82.2 të Kushtetutës i cili nen e rregullon çështjen e veprimit pas mocionit të suksesshëm për mosbesimin e Qeverisë, pra votimin pro marrjes së besimit dhe rrëzimit të saj. Ky nen në praktikën e institucioneve të Kosovës është përdorur dy herë për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhjeve të reja.
Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, është obligim kushtetues i Presidentit Hashim Thaçi, sepse deputetët e Kuvendit të Kosovës, nis momentin që kanë votuar një mocion të suksesshëm për rrëzimin e Qeverisë, kanë është dashur të jetë të vetëdijshëm se me votimin e suksesshëm të mocionit ata do ta kenë votuar edhe për vetëvrasjen e vetë, të pozitës së tyre prej deputeti. Ky votim o mosbesimit të Qeverisë e sjell qeverinë nga pozita në udhëheqje në qeveri në detyre, si qeveri e përkohshme, sepse vendi nuk mundë të mbetet pa qeveri, por pa deputet deri në zgjedhjet e reja funksionon Qeveria dhe shpërbëhet Kuvendi. Këtë e thotë në mënyrë shumë precize nenin 82. 2 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”, thuhet saktë dhe qartë në këtë nen.
Tani deputetët si duket ose kanë qenë të “mpirë”, mashtruar ose të vetë mashtruar, nën ndikimi euforisë dhe ngazëllimit, se po hakmerren dhe po e shkarkojnë Qeverinë, dhe nuk e kanë votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të iniciuar nga LDK-ja, me Qëllim të zaptimit dhe kapjes së pushtetit, dhe sikur kanë harruar dhe nuk janë kujtuar fare se me nenin përkatës, 82. 2 ata e shkarkojnë me automatizëm edhe vetveten, sepse tash i takon presidentit Thaçi që ta dekreton shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve.
Së pari e ka përdor Jakup Krasniqi si ish president në detyrë dhe herën e dytë e ka përdorë vetë Hashim Thaçi për rrëzimin shkarkimin e Qeverisë Isa Mustafa dhe në të dyja rastet është shpërbërë Kuvendi dhe në konsulta me partitë politike janë shpallur zgjedhjet e reja. Sipas këtij neni 82.2 që është normë e saktë kushtetuese është vepruar fillimisht në vitin 2010 nga Jakup Krasniqi e më pas edhe nga Hashim Thaçi në vitin 2017. Ky nen e përcakton qartë se kur Qeveria rrëzohet me mocion mosbesimi, shpërbëhet edhe Kuvendi dhe shkohet në zgjedhje të reja e nuk ka zgjidhje tjetër, sikur po pretendon tani Hashim Thaçi për të ndërtuar Qeveri të re gjithëpërfshirëse ose teknike, pa shkuar fare në zgjedhje.
Rreth kësaj situate të krijuar tani, dhe shkeljes Kushtetuese të cilën mundë ta bëjë Presidenti Thaçi nëse nuk respektohen normat përkatëse Kushtetuese për të shkuar në zgjedhje të reja, për “Kosova Sot Online” ka folur në detaje, profesori i njohur dhe ish anëtar e Komisionit për hartimin e Kushtetutës së republikës së Kosovës Riza Smaka.
Sipas Profesorit Smaka, në këtë situatë në të cilën gjendet shteti, duhet të kihen parasysh situatat konkrete ligjore e kushtetuese deri në krijimin e Qeverisë së re, pas rrëzimit me mocion të Qeverisë Kurti: Qeveria në dorëheqje, shpërndarja e Kuvendit, zgjedhja e Qeverisë së re, dhe Qeveria teknike dhe shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme
Profesor Smaka ka thënë për “Kosova Sot Online” se Qeveria në dorëheqje e vazhdon mandatin me kompetencë të plotë deri në zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës, e cila duhet të rezulton pas një procesi të jashtëzakonshëm zgjedhor, nëse subjektet politike nuk arrijnë marrëveshje që të krijojnë Qeveri të re me formulë tjetër, qoftë si qeveri teknike apo e spektrit të gjerë politik, gjithëpërfshirëse, në të cilën përsëri bartëse kryesore e përgjegjësive do të ishte partia fituese e zgjedhjeve Vetëvendosja .
“Aktualisht, në vendin tonë, nga momenti i miratimit të mocionit për mosbesimin e Qeverisë së administruar nga z. Kurti, konform me nenin 100 paragrafin 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, deri në zgjedhjen e Qeverisë në vijim, mbetët dhe do të funksionojë Qeveria në Dorëheqje. Formulimi “ Qeveri në dorëheqje”, në rastin konkret, nuk përkon përshtatshëm me rënien e saj sipas mocionit të mosbesimit, por ,ashtu është përcaktuar në dispozitën e nenit 100 par. 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës- “ Qeveri në Dorëheqje”.Qeveria në dorëheqje, deri në zgjedhjen e Qeverisë në vijim, mundet dhe duhet t’i ushtrojë të gjitha funksionet e përcaktuara me dispozitat e neneve 93 dhe 94 të Kushtetutës ,nga se me asnjë dispozitë kushtetuare as ligjore të bazuar në Kushtetutë nuk është përcaktuar ndryshe dhe, asnjë vend, pra, as vendi nuk do të mund të imagjinohej as të lejohej pa qeveri funksionale , institucionin kryesor shtetëror për ushtrimin autorizimeve të Ekzekutivit”, thotë profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”. Sipas profesorit Smaka, hapi tjetër që duhet të ndodhë tani është edhe shpërbërja e Kuvendit, për ti para prirë shpalljes së zgjedhjeve që duhet të bazohet pikërisht në nenin 82.2 të Kushtetutës së republikës së Kosovës, derisa ai do të mundë ta përdorë edhe veprimin diskrecional për të provuar që të formohet një qeveri e re, por gjithnjë duke përfillur rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, duke dhënë dy herë mandatin partisë së parë fituese të zgjedhjeve, dhe në rast se dështon kjo përpjekje, shpërbërja e Kuvendit dhe opsioni i zgjedhjeve të reja mbeten zgjidhja e fundit. “Shpërndarja fakultative e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme. Me dispozitën e nenit 82 par. 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës është stipuluar se, Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit të Qeverisë! Pra, shpërndarjen e Kuvendit, fakultativisht, do të mund të bënte Presidenti i Republikës së Kosovës. Së andejmi, në këtë situatë juridike, Kuvendi, do të mund të shpërndahej, që do të thotë se, Presidenti i Republikës së Kosovës, “Ius Dispositivum”, sipas diskrecionit personal do të mund të vendoste për apo kundër shpërndarjes së Kuvendit. Presidenti, duke e shfrytëzuar të drejtën diskrecionale të stipuluar me nenin 82 par. 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës është përcaktuar për të mos e shpërndarë Kuvendin, por, për të aplikuar zgjedhjen e Qeverisë, rezulton se, do të duhej të veprojë, Ius Imperativum, konform me nenin 95 paragrafin 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thotë Smaka për “Kosova Sot Online”.
Në këtë rast, profesori jep sqarimet e tij se si mundë të formohet një kaolicion i ri zgjedhor, edhe pas votimit të mocionit në Kuvend, nëse Presidenti përcaktohet për këtë formulë në diskrecionin e tij.
“Në rastin kur Kryeministri jep dorëheqje, apo, për ndonjë shkak tjetër,pra, edhe të miratimit të mocionit për mosbesim të Qeverisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, konform me nenin 95 paragrafin 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ,në konsultim me partitë politike përkatësisht koalicionin politik që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin për formimin e qeverisë së re . Kjo dispozitë, për zgjedhjen e Qeverisë, korrespondon me dispozitën e nenit 95 paragrafit 1 të Kushtetutës, sipas së cilës, pas zgjedhjeve , Presidenti i Republikës së Kosovës, i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike përkatësisht koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë. Në rastin konkret, pas miratimit të mocionit të mosbesimit të Qeverisë, Qeveria në dorëheqje duhet t’i ushtrojë funksionet e ekzekutivit deri në formimin e Qeverisë së re – në kushtet dhe procedurën e përcaktuar për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithshme të rregullta apo të jashtëzakonshme. Sikundër dihet , Lëvizja Vetëvendosja ishte subjekti politik fitimtar në zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme dhe,si i tillë , e ka të drejtën për të propozuar kandidatin për formimin e Qeverisë së re. Vetëm në rastin e dështimit të formimit të Qeverisë së re sipas nenit 95 paragrafit 2, 3 dhe 4 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës së Kosovës do të duhej t’i shpallte zgjedhjet e përgjithshme. Pra zgjedhjet e përgjithshme Presidenti i Republikës së Kosovës do t’i shpallte vetëm në rastin e dështimit të formimit të Qeverisë gjatë dy raundeve të përcaktuara me nenin 95 par. 2-5 të Kushtetutës. Edhe Gjykata Kushtetuese , me parë , ka pas dhënë pikëpamje juridike të tillë”, thotë Smaka për “Kosova Sot Online”.
Profesor Smaka thotë se në asnjë mënyrë, Qeveria teknike nuk mundet dhe nuk lejohet të formohet, nëse për këtë, në rastin konkret, nuk pajtohet edhe partia fituese e zgjedhjeve, që është LVV-ja. E në rast se pajtohet, atëherë sipas Profesorit Smaka, përsëri pozita e kryeministrit i takon partisë së parë fituese të zgjedhjeve, pra LVV-së, kurse mandate I Qeverisë teknike do të ishte vetëm deri në përgatitjen e zgjedhjeve të reja sipas një marrëveshje mes partive politike. “Qeveria eknike , do të mund të formohej sikundër të gjitha subjektet politike parlamentare , në radhë të parë Lëvizja Vetëvendosja, si fitimtare e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, do të akordoheshin kensensualisht. Përbërja e Qeverisë teknike do të duhej të konsistonte në përfaqësues të subjekteve politike parlamentare, në përpjesëtim me numrin e mandateve të tyre në Kuvendin aktual. Kryeministri i Qeverisë teknike do të duhej të ishte nga subjekti politik fitimtar në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme për të konfirmuar legjitimitetin e saj. Anëtarët dhe anëtaret e Qeverisë teknike do të duhej të ishin profesionistë sa më të shquar të fushave për të cilët do të caktoheshin. Qeveria teknike, si ekzekutiv i përkohshëm, do të ushtronte funksionin e ekzekutivit, e veçanërisht, t’i bënte përgatitjet e mirëfillta dhe t’i siguronte kërkesat për mbajtjen e zgjedhjeve të ligjshme të përgjithshme”, thotë Profesor Smaka për “Kosova Sot Online” .
Ndryshe, fillimisht , pa akordin e Lëvizjes Vetëvendosja , e rrjedhimisht edhe të subjekteve politike parlamentare tjera, Smaka thotë se nuk do të mund të formohej Qeveria teknike.
“Ndaj , pasi që Presidenti i Republikës së Kosovës është përcaktuar për zgjedhje të Qeverisë së re, rezulton “Nolens Volens”, se duhet të veprohet dhe të përfillet dispozita e nenit 95 par. 1, 2, 3 dhe 4 të Kushtetutës ,ashtu që, nëse, në dy raunde të njëpasnjëshme do të dështonte zgjedhja e qeverisë së re, do të të shpalleshin zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Pos dispozitave kushtetuese në fjalë, edhe ,sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese të publikuar më parë, Lëvizja Vetëvendosja, si fitimtare e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme , sikundër në raundin e parë ashtu edhe në të dytin ,është e autorizuar për të propozuar kandidatin për mandatimin e Qeverisë se re”, thotë Smaka për “Kosova Sot Online”.