
Siç është raportuar në media muajin e kaluar, se Vjosa Osmani ka filluar procedurat për hapjen e partisë së re, e ka konfirmuar dje edhe vet Vjosa Osmani, e cila ka njoftuar se ka ndarë rrugët zyrtarisht me partinë e Isa Mustafës.
Gazeta “Bota sot” mëson se shumë shpejtë pritet që Fatmir Sejdiu të deklarohet publikisht se do të kalojë zyrtarisht në partinë e Vjosa Osmanit, e cila do të quhet Lidhja e Re Demokratike.
Të njëjtat burime i kanë thënë “Bota sot” se Sejdiu do të ketë një post të lartë në partinë e Osmanit.
Kujtojmë se në muajin qershor të këtij viti, KP i LDK-së e shkarkoi Osmanin nga të gjitha pozitat kyqe në parti.