Ngjarjet më interesante ndodhin në kohë të turbullta. Mjegullnajat fshehin për do kohë veprimtari të ndryshme por që më vonë habisin njerëzit.
Me këtë thënie të Hamurabit urtak, do të mund të shpjegohej më së miri ajo që ishte punuar deri sa doli në shesh harta shumë e përfolur, shkruan Gazeta Mejdani.
Sipas këtij zbulimi, Serbia definitivisht do të ndaheT. Së paku kështu mendon Arianit Sllamniku i njohur për paralajmërime që herë-herë tronditin opinion.
Z. Sllmaniku ka shkruar se “Serbia do të ndahet në katër zona pushtimi që do të kontrolloheshin nga trupat pushtuese të vendeve flamujt e të cilave janë të bashkangjitur në secilën zonë”.
Për më tepër, më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Sllamnikut në llogarinë e tij në Facebook:
EKSKLUZIVE!
PUBLIKOHET HARTA E PAKTIT TË NATO-s PËR NDARJEN E SERBISË NË ZONAT E OKUPIMIT!
Sipas kësaj harte të publikuar Serbia do të ndahej në katër zona pushtimi që do të kontrolloheshin nga trupat pushtuese të vendeve flamujt e të cilave janë të bashkangjitur në secilën zonë.
ZONA 1 (Vojvodinë):
1. Belgjika
2. Gjermani
3. Holanda
4. Republika Çeke
5. Kroaci
6. Sllovenia
ZONA 2 (Serbia perëndimore dhe Rashka)
1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
2. Spanjë
3. Shqipëria
4. Norvegjia
5. Francë
6. Danimarka
ZONA 3 (Serbia Lindore):
1. Britania e Madhe
2. Luksemburgu
3. Kanada
4. Polonia
5. Rumania
6. Finlandë
ZONA 4 (Serbia Juglindore dhe Jugore)
1. Itali
2. Greqi
3. Turqi
4. Bullgari
Zona qendrore e Beogradit ndoshta do të ishte e okupuar nga forcat e përbashkëta të NATO-s me bashkëpunimin serbët vendas kryesisht ata që janë pro NATO-s.