Ditë më parë e disa herë rresht Arianit Sllamniku ka paralajmëruar për një konflikt të armatosur në veri të Kosovës. Përtej kësaj, ai ka folur e ka shkruar se manastiret orthodokse po mbushen me armë dhe po bëhen puntke të terroristëve serbë.
Për më tepër, Sllamniku ka folur disa herë edhe në emisionin ‘Komplot’ në TV Dukagjini dhe ka treguar se gjendja në veri do të shpërthej së shpejti.
Kështu, grupe të organizuara të strukturave serbe po vazhdojnë të qëndrojnë në afërsi të objekteve në Manastir të Banjskës, në afërsi të cilit sot në orët e para të mëngjesit është vrarë një pjësëtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër është plaogur.
Sipas këtyre burimeve janë rreth 30 persona të cilët janë barikaduar në këto objekte afër Manastirit.
Nga ana tjetër, IndeksOnline ka publikuar edhe pamje ku dëgjohen krisma në afërsi të Manastirit.