Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ka korrur një sukses të madh mbi sulmin terroristë që iu bë policisë së Kosovës
Ajo tashmë është futur brenda Manastirit të Banjskës, ku ndodheshin grupi kriminal serb i armatosur.
Mëson se është gjetur sasi e madhe e armatimit brenda manastirit, e po ashtu brenda automjeteve që gjendeshin pranë manastirit.
Ndërkaq, i arrestuari më parë nga PK-ja, është B.S., i lindur në vitin 1992, nga Mitrovica e Veriut, pjesëtar i Mbrojtjes Civile.
Për ngjarjen, ka reaguar edhe Manastiri i Deçanit.
Manastiri në llogarinë zyrtare në Twitter, tani rrjet social “X”, ka dënuar ashpër sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës.
“Më herët sot, Kisha #Ortodokse #Serbe në #Kosovë dënoi fuqishëm dhe në mënyrë eksplicite sulmin e sotëm të armatosur nga sulmues të paidentifikuar të armatosur rëndë ndaj policisë së #Kosovës . Kisha denoncoi gjithashtu ndërhyrjen me forcë të personave të armatosur në manastirin e Banjskës, duke rrezikuar jetën e klerit dhe 40 pelegrinëve të pranishëm në Liturgjinë e së Dielës. Paqja dhe rendi duhet të ruhen në Kosovë dhe të gjithë qytetarët të mbrohen në mënyrë adekuate“, thuhet në reagim.