
Mjaft është folur rreth Albin Kurtit nëse e pranon apo nuk e pranon Kombëtaren e Kosovës, apo, ekipi është vetëm reprezentues i Kosovës në futboll.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për herë të parë planifikon që të shikojë nga afër një ndeshje të Kombëtares së Kosovës në futboll.
Kurti do të jetë i pranishëm në ndeshjen kundër Malit të Zi që zhvillohet të hënën e ardhshme.
Gjatë fushatës zgjedhore, kreu i LVV-së kishte deklaruar se është përkrahës i Kombëtares së Kosovës dhe kishte premtuar që do të shkojë në stadium për t’i parë ndeshjet e “Dardanëve”.
Ndryshe, partia e tij doli fituese në Zgjedhjet e fundit që u mbajtën të dielën, duke lënë në vendin e dytë Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Discussion about this post