
I kyçur nëpërmes telefonit në emisionin Pressing ku po flitet për vrasjen e Astrit Deharit, politologu i njohur shqiptar Bardhyl Mahmuti ka thënë se përkthimi i raportit të ardhur nga Zvicrra, është i përkthyer në mënyrë skandaloze.
Bardhyl Mahmuti në mënyrë profesionale i përmend dallimet që janë në mes asaj që është përkthyer, dhe tjetës që do të duhej të ishte bërë.
Nëpërmes telefonit, në këtë emision, ai thotë se: “Siç është theksuar në ekspertizën tonë EI180001 ne kemi dyshime sa i përket rrethanave të vdekjes së Z. Astrit Dehari. Në të vërtetë, hipoteza e vetëvrasjes së Z. Astrit Deharit me mjetet që thonë mjekët ligjorë është pak e besueshme dhe ndërhyrja e një personi të tretë në procesin fatal duhet të përmendet.
Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh.
Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vejnë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmban pak ose shumë pak ADN.
Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të nxjerrin në pah një profil të ADN-së në një mostër, të cilën ekspertët e Kosovës e përshkruajnë sikur të përmbante pak ose fare ADN”.
Gjithnjë sipas tij, ky përkthim skandaloz mund të jetë bërë qëllimisht për tu zhdukur gjurmët e vrasjes më të tmerrshme që ka ndodhur në Kosovë që nga pas lufta.
Tom Gashi, avokat i rastit disa herë ka potencuar se në konkluzon e raportit është thënë qartë se aty konstatohet që nuk ka pasur vetëvrasje.
Për më tepër, në bazë të asaj që është duke u folur në këtë emision teëeviziv, po duket se ka indikacione serioze të vrasjes së qëllimshme të Astrit Deharit. Këtë e thotë disa herë sidomos avokati i njohur, Tom Gashi./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post