
Sot pritej të ishte dita e fundit ku do të kuptohej që LDK e VV të vendosin përfundimisht se a do të ketë marrëveshje.
Gazeta Mejdani mëson se sot nuk do të ketë asnjë takim mes LDK-së dhe LVV-së. Qëndrimet e dy partive nuk kanë ndryshuar, përkundër takimit të së premtës mbrëma.
Oferta e fundit që ka ardhur nga radhët e LDK-së, ishte ndarja e barabartë e ministrive dhe kryeparlamentari t’i takoj LDK-së deri në zgjedhjen e presidentit.
Kjo ofertë është refuzuar nga LVV, duke thënë se posti i kryeparlamentarit është i paprekshëm dhe se Glauk Konjufca është i denjë për ta përfaqësuar atë pozitë.
Albin Kurti ka kohë deri me 4 shkurt që të siguroi shumicën parlamentare për t’u zgjedhur kryeministër.