Departamenti Amerikan i Shtetit bëri thirrje për lirimin e gazetarëve të Anadolu Agency (AA) të cilët u arrestuan në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.
Një zëdhënës i cili kërkoi të mbetet anonim, i është përgjigjur me shkrim pyetjes së AA-së duke bërë një vlerësim lidhur me bastisjen e bërë nga policia egjiptiane ndaj zyrës së AA-së.
“Jemi të vetëdijshëm rreth lajmit në fjalë. Nëse është e vërtetë, i bëjmë thirrje qeverisë egjiptiane të lirojë gazetarët në paraburgim (punonjësit e AA-së) dhe të lejojnë median e lirë dhe të hapur në Egjipt” ka shprehur zëdhënësi në deklaratën e tij.
Policia egjiptiane mbrëmë bastisi zyrën e AA-së në Kajro dhe arrestoi katër punonjës të agjencisë. Të arrestuarit, përfshirë një shtetas turk dhe tre egjiptianë, u dërguan në vend të panjohur.
Pas mbërritjes në zyrën e AA-së, ekipet e policisë mbyllën kamerat e sigurisë dhe ndërprenë lidhjen e internetit.
Forcat e sigurisë deri në mëngjes kanë bërë kontrolle në zyrë, kanë parandaluar punonjësit të kontaktojnë me jashtë duke konfiskuar pasaportat, celularët dhe laptopët e tyre.