Të paktën 12 persona e kanë humbur jetën kur një varkë u përmbyt në një liqe në veri të Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Varka që mbante 19 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, u përmbyt në Liqenin Mariut, që ndodhet në perëndim të qytetit të Alexandrias, citoi e përditshmja Al-Dustour, kreun e ekipit të shpëtimit, Ihab al-Mallahi.
Ai tha se 12 trupa janë gjetur deri më tani ndërsa punonjësit e shpëtimit po kërkojnë të zhdukur të tjerë në liqe.
Nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar përmbytjen, por mediat lokale njoftojnë se shumica e varkave në liqe operojnë pa licenca.
Vlerësimi paraprak tregon se personat në varkë ishin nga e njëjta familje, citoi gazeta El-Watan, guvernatorin e Alexandrias, Mohammed el-Sharif.
Ai tha se katër ekipe shpëtimi u angazhuan në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.