
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prej disa ditësh ka zgjedhur që të publikojë thënie nga njerëz të shquar, apo nga librat e shenjtë siç janë Kurani dhe Bibla, duke i titulluar ‘Fjalët e shenjta’.
Edhe sot, Rama nisi ditën me një thënie nga Naim Frashëri, transmeton Indeksonline.
“Mos e ndy shpirtin në jetë, Zemërënë mos e lyej, Shko n’udhëzët të vërtetë, Mos u kthe e mos u thyej”, ishin fjalët e zgjedhura të Frashërit nga Rama.

“FJALËT E SHENJTA
Nga Naim Frashëri, faqja 26 tek “Mirësija”, në Fletoren e Bektashinjët”, shkroi tutje ai./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post