Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka marrë sot me vete Aurelin dhe Alesin, 10 dhe 8 vjeç, që të dy nga Thumana, që u hodhën nga ballkoni për të shpëtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor për tu takuar me yjet e Juventusit: Cristiano Ronaldon dhe Giggi Bufonin .
Dy vogëlushët, ishin takuar më herët me kryeministrin Edi Rama, ku kishin treguar që i duan Ronaldon dhe Buffonin.
Kryeministri Rama, i ka marrë djemtë me vete në Itali, ku ka realizuar takimin me futbollistët e tyre të preferuar.
“Pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që ua urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, thotë kreu i qeverisë.
Yjet e futbollit pyesin nëse janë vëllezër, ndërsa kryeministri u përgjigjet: “Jo, jetonin në të njëjtin pallat. Kanë humbur dhe familjarët”.
“Ishte tërmet i tmerrshëm, patëm 51 të vdekur”, vijon më tej Rama duke iu treguar dy yjeve.
Nuk munguan dhurata nga dy yjet e futbollit botëror, por edhe fotografitë me djemtë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post