Dy aeroplanët që bartin trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari kanë ateruar në Aeroportin e Shkupit.
Fluturimi u shty për disa orë për shkak të motit të ligë në Sofje. Në aeroportin e Shkupit gjendet edhe një delegacion i lartë shtetëror.
Në pritje të 45 viktimave në aeroportin e Shkupin është dalë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Krahas funksionareve të lartë shtetëror të vendit në këtë ceremoni marrin pjesë Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Blendi Çuçi, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe të tjerë.
45 trupat e pajetë pritet që sot t’u dorëzohen familjarëve të tyre, derisa sot po ashtu pritet të bëhet edhe varrimi i tyre.