
Para pak minutave lëkundje të tokës janë ndier në Prishtinë duke shënuar kështu goditjen e 18’të të tërmeteve që goditën Shqipërinë e që disa prej tyre u ndien edhe në Kosovë. Por epiqendra e tërmetit sipas matjeve të para ishte në Bosnje me magnitudë 5.2.
Megjithëkëtë, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nëpërmjet një deklaratë është shprehur se goditjet kryesore kanë kaluar, por duhet të qëndrojmë jashtë pasi pasgoditjet mund të shkaktojnë dëme.
Deri më tani nga goditjet e mbrëmshme në Shqipëri janë shkaktuar 11 viktima si dhe mbi 300 të lënduar./Gazeta Mejdani/

Discussion about this post