
Nuk kanë të mbaruar pasgoditjet e tërmetit. Të tjera lëkundje janë regjistruar pak caste më parë, me intensitete të ndryshme por gjithnjë të rrezikshme.
Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë goditi sot vendin, ndërkohë që flitet për jetë të humbura. Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.
Discussion about this post