![](https://mejdani.com/wp-content/uploads/2019/11/kf-llapi-fc-drita-8506289-1024x577.jpg)
Java e 16-të në elitën e futbollit kosovar ka nisur me super derbin mes Ballkanit dhe Gjilanit, ku vendasit triumfuan 2-1.
Ndërkohë ditën e sotme janë në program të zhvillohen edhe katër duele të tjera në elitën e futbollit kosovar.
Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar padyshim që do të jetë në Gjilan, ku zhvillohet derbi mes Dritës dhe Llapit.
![](https://mejdani.com/wp-content/uploads/2019/11/KF-Drita-FC.jpg)
Dy skuadrat janë në kërkim të pikëve për të mbetur sa më afër vendit të parë që mbahet nga Ballkani.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli do të luaj në kryeqytet si mysafir i Flamurtarit.
Në kryeqytetin kosovar Prishtinë, sot zhvillohet edhe një ndeshje tjetër ku në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina do të jetë nikoqire e Trepçës ’89.
Ndërkohë ndeshja e fundit e ditës së sotme do të zhvillohet në Skenderaj, ku luhet derbi rajonal mes Drenicës dhe Vushtrrisë. /Gazeta Mejdani/
Ipko Superliga e Kosovës:
E shtunë:
13:00 Drita – Llapi
13:00 Flamurtari – Feronikeli
13:00 Drenica – Vushtrria
14:00 Prishtina – Trepça ‘89
Discussion about this post