
Kufiri Stançiq-Bellanoc është hapur për qarkullim këtë të premte, raporton Koha Ditore.
Në përurimin e vendkalimit kufitar Kosovë -Maqedoni kanë marrë pjesë zyrtarë të Qeverisë së Maqedonisë dhe zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Gjithashtu në përurimin e vendkalimit kufitar kanë marr pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.
Vendkalimi kufitar do të jetë i hapur për qarkullimin e lirë të njerëzve, kurse pas 6 muaj do të jetë i hapur edhe për transportin e mallrave.
Bashkangjitur gjeni disa fotografi nga kjo ngjarje me rëndësi.
