
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur t’i fitojë zgjedhjet parlamentare në Kosovë, por jo edhe të sigurojë 61 deputetë për ta votuar Qeverinë Kurti 2.
Sidoqoftë, ende pa u certifikuar rezultatet e shpallura sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kjo parti ka filluar të marrë përkrahje nga deputetët e partive të tjera.
Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak, do ta përkrah formimin e Qeverisë Kurti 2. Këtë e ka konfirmuar vetë ajo.
“Po, siç e kemi përkrahur Qeverinë Kurti 1, ashtu edhe Qeverinë Kurti 2 do ta përkrahim”.