Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Kuçi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se do të vazhdojë punë nga shtëpia, duke lutur qytetarët që të ketë kujdes të shtuar.
“Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia.”, ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova POZITIV.
Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia.
Juve ju lutem të mbani maskën, respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar.