Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Edhe Japonia është për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, por ka edhe një kusht!

August 16, 2019
9
SHARES
1.7k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Serbian and Kosovo flag, conflict concept

Edhe shteti i Japonisë ka kërkuar që dialogu Kosovë-Serbi të rikthehet në tryezë. Ministri i Jashtëm i Japonisë, Taro Kono, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Serbi, transmeton Gazeta Mejdani.

Siç shkruajnë mediet serbe, gjatë ditës së sotme, Kono është takuar me homologun e tij serb, Ivca Daçiç dhe njëra ndër temat e takimit ishte edhe Kosova.

Në këtë takim, Daçiç e ka falënderuar Tokon për abstenimin e Japonisë në votimin e tyre për anëtarësim të Kosovës në UNESCO dhe INTERPOL, pavarësisht se Japonia është shtet i cili e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Ne e vlerësojmë shumë sepse besojmë se të gjithë duhet të presin përfundimin e dialogut dhe marrëveshjen përfundimtare dhe të mos bëjnë lëvizje të njëanshme, siç është anëtarësimi në organizata të caktuara ndërkombëtare”, theksoi Daçiç, transmeton lajmi.net.

Sipas medieve serbe, Daçiç citohet t’i ketë thënë Konos se Serbia dëshironte paqe, marrëveshje, kompromis, por nuk mund të pranonte akte të njëanshme që sipas tij, e kërcënonin interesat kombëtar dhe shtetëror.

Në anën tjetër ministri Kono, citohet të ketë thënë se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm një çështje rajonale dhe evropiane, por siç u shpreh ai, është një çështje strategjike edhe për Japoninë.

“Japonia mirëpret rolin e Serbisë në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, citohet të ketë thënë Kono, i cili shtoi se, Japonia do të vazhdojë të mbështesë reformat ekonomike të Serbisë dhe pranimin e Serbisë në BE.

“Japonia gjithashtu inkurajon bashkëpunimin midis vendeve brenda Ballkanit Perëndimor”, tha Kono.

Në anën tjetër, Jun Saito, përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë në Beograd, ka thënë se pozicioni i i Japonisë sa i përket çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, është se ky dialog duhet të vazhdojë, por që taksa duhet të hiqet.

“Pozicioni i Japonisë është që dialogu Beograd-Prishtinë duhet të vazhdojë, megjithatë, siç kërkohej më parë nga Beogradi dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, vendosja e taksave të për produktet nga Serbia dhe BiH duhet të shfuqizohet”, ka thënë Saito.

Sipas tij, heqja e taksës për mallrat serbe dhe boshnjake është qëndrim zyrtar i Tokios dhe se me heqjen e taksës do të rifillojë dialogu dhe se sipas Saitos, normalizimi i marrëdhënieve serbo-shqiptare është “çelësi i stabilitetit në rajon”.

“Pozicioni themelor i Japonisë është se dialogu duhet të vazhdojë”, tha Saito, duke theksuar se ky është qëndrimi zyrtar i Tokios në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Në anën tjetër, sipas Saitos, ministri i Jashtëm japonez, Taro Kono, ka mirëpritur qëndrimin e përmbajtur të Serbisë për çështjen taksës./Gazeta Mejdani/

Share3Tweet

Related Posts

Pas dështimit total në diplomacinë ekonomike, kërkohet emërimi i atasheve ekonomik!

February 18, 2022

Temat për të cilat do të diskutojnë Kosova dhe Serbia të martën në Bruksel!

November 13, 2021

Ambasada amerikane: Përfaqësuesi special Gabriel Escobar është duke punuar në dialogun Kosovë-Serbi!

November 9, 2021

Alarmon eksperti amerikan, zbulon çka po bën Rusia që të parandalojë pajtimin Kosovë-Serbi!

October 24, 2021

Staroviq: Dialogu Kosovë-Serbi po afrohet kah momenti i së vërtetës!

October 22, 2021

Raportuesja për Kosovën në PE tregon çka po ndodh mes SHBA-së dhe BE-së për rastin e Kosovës!

October 21, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.