
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është parë duke biseduar në Tiranë me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Sveçla, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, është fotografuar gjatë një takimi me zyrtarin e qeverisë serbe, në mbrëmjen e së shtunës.
Fotografitë janë realizuar në Tiranë, në atë që njihet si “15-katëshi”, ku edhe po zhvillohej takimi.
Në lidhje me këtë ka reaguar sot në një konferencë për media kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet të japë një shpjegim lidhur me takimin e djeshëm të Xhelal Sveçlës the Marko Gjuriqit.
“Mendoj se risi është vetëm kjo situata me LVV-në, ata një kohë të caktuar kanë pasur qëndrim kundër. Tani kanë ndryshuar qëndrim, meriton shpjegim nga Vetëvendosja, unë nuk kam ndonjë koment të them të drejtën”, ka thënë ai./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post