
Fiknete Bejta e pakënaqur me partinë e saj, sot i ka ndarë rrugët edhe me AAK-në. Më parë, Fiknete Bejta ishte anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga ku kishte aderuar në AAK. Tani ajo është larguar edhe nga partia e Ramush Haradinajt.
Bejta ka shkruar sot në llogarinë e saj në Facebook se është asambleiste e pavarur në Komunën e Prishtinës.
Në fakt, ttohja e raporteve me AAK-në ishte vërejtur javëve të fundit me disa postime në Facebook, ku Fiknete Bejta kishte kritika tërthorazi për partinë e saj.
