
Kryetari i Iniciativës e re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi, pas takimit që zhvilloi në Kuvendin e Kosovës me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani si dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti, në një prononcim për media tha se do ta votojnë formimin e Qeverisë Kurti.
Krasniqi po ashtu tha se në takim kanë diskutuar për hapat e tjerë në formimin e institucioneve të vendit.
“Takuam Osmanin dhe Kurtin ku diskutuam për hapat e tjerë në formimin e institucioneve. Ne jemi të përfaqësuar në Kuvend me një deputet dhe vota jonë do të jetë për formimin e qeverisë Kurti”, ka thënë Krasniqi.