Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

E turpshme/ Hajni edhe me maskat e nxënësve: Në tenderin 70 mijë €, vjedhen 30 mijë € (Dokumente)!

November 14, 2020
19
SHARES
3.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Ramë Likaj

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, e cila udhëhiqet nga Ramë Likaj i AAK-së, para një jave e ka shpërblyer me tender në vlerë prej 70 mijë euro një kompani, e cila ka ofertuar me çmime shumë të shtrenjta të maskave mbrojtëse dhe që është regjistruar si biznes vetëm para 4 muajve.

Sipas dokumenteve që posedon portali “Front Online” tenderi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për blerjen e maskave mbrojtëse në kushte pandemie për nxënësit e Republikës së Kosovës  i është dhënë kompanisë  “YOOBOPO SH.P.K.”, e cila sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës është regjistruar si biznes më 28 maj të këtij viti.

Kompania me 6000 euro kapital të deklaruar merr tender 70 mijë euro

Për më keq, ky tender që “peshon” 70 mijë euro nëpërmjet formës së negociuar dhe pa tender të hapur, i është dhënë kompanisë, e cila sipas të dhënave në Agjencinë e Bizneseve ka vetëm 6000 euro kapital dhe vetëm 1 punëtor.

Sipas kësaj kontrate të nënshkruar më 25 shtator 2020, të cilën e posedon edhe Front Online një maskë mbrojtëse është blerë me një çmim prej 15 cent, përderisa në tregun me pakicë aktualisht një e tillë shitet me një çmim përgjysmë më lirë.

Portali “Front Online” i ka dërguar të mërkurën e kaluar pyetje zyrës për informim të MASHT-it për ta pyetur se pse ky tender për furnzim me maska nuk ka qenë i hapur, por është zgjedhur forma e negociuar e prokurimit dhe me një ofertues dhe a është verifikuar kompania fituese, e cila është regjistruar si biznes para 4 muajve, por zyrtarët e Ministrisë nuk kanë kthyer kurrfarë përgjigje deri më sot.

Kompania fituese: Maskat i kemi të standardeve evropiane, u regjistruam si biznes para 4 muajve

Në anën tjetër, Marigona Metaj, drejtoreshë e kompanisë fituese “YOOBOPO SH.P.K.”, e kontaktuar nëpërmjet telefonit nga Front Online ka deklaruar se maskat mbrojtëse i kanë sipas standardeve evropiane. Ajo ka pranuar se si biznes në Kosovë janë regjistruar para 4 muajve, mirëpo është arsyetuar se kanë përvojë të gjatë jashtë vendit.

“I kemi maskat sipas standardeve evropiane. Jemi fabrika më e madhe në Kosovë. E kemi ngrit kualitetin, punën e pastër, nuk e kemi kualitetin e Kinës”, ka thënë ajo, duke shtuar se nuk matet cilësia e produktit në bazë të jetëgjatësisë se ekzistimit të fabrikës.

“Çertifikatat që i kemi marrë në laborët ndërkombëtar flasin vet. Eshte çertifiakta CE e Komisionit Europian. Çertifikatat e Euro-tech, trup çertifikues ndër më të mëdhat të Bashkimit Europian”.

E pyetur se a kanë marrë ndonjë certifikatë të tillë në muajin mars të këtij viti, ajo ka thënë se kanë certifikata nga fillimi i këtij viti, që i bie se në atë kohë ata si biznes nuk kanë qenë fare të regjistruar në Kosovë.

“Kemi çertifikata edhe në fillim në të vitit. Jemi biznes që jemi regjistuar që 4 muaj, por jemi biznes që punojmë shumë gjatë jashtë tregut të Kosovës. Investitorët kryesorë janë zviceranët”, ka pohuar Metaj.

Dyshohet se buxheti i Kosovës u dëmtua 30 mijë euro në tenderin në vlerë prej 70 mijë euro

Portali “Front Online” ka gjetur se çmimi i maskave të tilla në tregun e Kosovës është dukshëm më i lirë se që janë blerë nga Ministria e Arsimit të Kosovës. Në disa markete të vendit çmimi me pakicë i maskave është 4.99 euro për 50 maska, dukshëm më i lirë se maskat e blera nga MASHT-i, përkatësisht 7.5 euro për 50 maska.


Në disa kompani që merren me shitjen e produkteve të tilla në treg të Kosovës gjinden maska edhe me çmim prej 8-9 cent, gati përgjysmë më lirë se që i ka blerë Ministria e Arsimit nga kompania “YOOBOPO SH.P.K.”.

“Prej datës 21 deri me datën 25 shtator 2020 do t`ia shisja maskat Ministrisë me çmim nga 4 deri në 5 euro për pako (50 copa), apo 8-10 euro për 100 copë. Kualiteti do të ishte i njëjtë, nuk do të ndryshonte”, kanë thënë për “Front Online” nga Kompania “Eco-Line”, e cila merret me shitjen e maskave të tilla në tregun e Kosovës.

Përndryshe, sipas një kalkulimi të thjeshtë, bazuar në çmimin e shitjes së këtyre maskave në tregun e Kosovës, del se nga ky tender buxheti i Kosovës është dëmtuar për rreth 30 mijë euro.

ShareTweet

Related Posts

Thirrje për mbylljen e shkollave që financohen nga organizata terroriste të rrezikshme, Kosova të ketë kujdes të shtuar!

June 7, 2022

Eskalon Rrahman Jasharaj: Nuk tërhiqemi, me 20 prill bllokojmë arsimin!

April 12, 2022

Ja cili është politikani kosovar me i ndjekur në Facebook, po Kurti, i sati radhitet!

January 13, 2022

Skandal i skandaleve/ Toka e privatizuar për 4 mijë euro, shteti ia vlerëson 4. 8 milion euro. Si arsyetohet Haradinaj për këtë rast!

December 20, 2021

Xhavit Haliti: Ramush Haradinajt me ia falë edhe 500 hektarë, nuk bëhet kurrgjë!

December 14, 2021

Haradinaj përshëndet emërimin e ministrit të ri në Qeverinë Kurti!

November 16, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.