Çudirat dhe veprimet jashtë çdo logjike në vendin tonë nuk ka të ndalur. Ato kanjëherë prekun në zemër qytetarët e këtij vendi, shkruan Gazeta Mejdani.
Se ku ishte problemi me Gurin përkujtimor të Nënës Pashë ende nuk dihet. Së paku nuk kemi version zyrtarë të kësaj ngjarje.
Por që ishte një rast i rëndë për tu dëgjuar këtë nuk mund ta mohojë askush.
Kështu, guri përkujtimor për nënën që dogji veten pasi iu kthyen mbetjet mortore të djemve të saj të cilët janë vrarë nga forcat serbe, ka përfunduar në mbeturina.
Fotografinë ku guri përkujtimor shihet në mbeturina, e ka postuar gazetari Arsim Lani në llogarinë e tij në Facebook.
“Na fal Nëna Pashkë! Guri, simbol i flijimit të një nëne për djemtë e saj, përfundon në mbeturina”, ka shkruar Lani.
Kujtojmë se një javë më parë, pronari i tokës ku po qëndronte ky guri, vendosi që ta largonte atë. Ky veprim i tij ka ngjallur reagime të shumta në vend./Gazeta Mejdani/