
Sot në Gjilan ka ndodhur një vrasje e pesëfishtë, ku dyshohet se një pjesëtare e Policisë së Kosovës ka vrarë prindërit e saj, dy vëllezërit dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.
Mbesin të pasqaruara rrethanat që quan deri në kryerjen e këtij akti tragjik, ku u shua një familje e tërë.
Derisa tragjedia ka prekur gjithë opinionin, ata që më së shumti e vuajnë dhe ndjejnë dhimbje të papërshkrueshme janë sigurisht familjarët.

Në disa fotografi mund të shihni se si një nga anëtarët e kësaj familjeje, nuk mbanë lotët.
Kujtojmë që në shenjë respekti dhe dhimbjeje Gjilani do të mbajë ditë zie për humbjen e familjes Bllaca, për të cilën në një deklaratë për media kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri tha se ishin familje pa probleme dhe shumë e respektuar nga komuniteti.
Ndërsa prokuroria po punon në zbardhjen e rastit.