Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

E drejta katragjyshërore e palestinezëve!

May 16, 2021
5
SHARES
853
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Redi Shehu

Ka mbi 70 vite qe në tokën palestineze po luhet nje tragjedi me akte të cilat duken të pambarimta. Thelbi i kësaj tragjedie nuk është gjë tjetër vetëm se alibia që zionistët, një krah nacional-sekular i hebrenjve, pretendojnë të kenë shtetin e tyre duke u kapur vetëm tek njohja e përciptë dhe johistorike e fesë dhe të realitetit të atij rajoni.

Shkruan: Redi Shehu

Ajo përmblidhet në të ashtuquajturën “e drejta stërgjyshërore” hebreje mbi Jeruzalemin.

Kjo alibi në thelb, është aq injorante sa edhe dashakeqe, sepse e ndërton këtë të drejtë “stërgjyshërore” duke shkelur të drejtat “katragjyshërore” të civilizimeve të tjera.

Historianët flasin për Jezuralemin si “Uru-Shalem” (qyteti i themeluar nga Shalemi) një zot i një besimi politeist që adhurohej nga Kananitët rreth 5.000 vite më parë, shumë më parë se tre fetë e mëdha monoteiste të përcaktonin statusin e vet në këto toka.

Para se këto fe të mëdha të shpalleshin në këtë rajon, sipas Shibli Zaman, kananitët dhe egjiptianët sunduan Jeruzalemin për 3.500 vite. Ndërkohë që hebrenjtë në të gjithë historinë pesëmijëvjeçare të këtij qyteti, kanë sunduar me shkëputje të vazhdueshme vetëm 206 vite në total. Ndërkohë të krishterët e sunduan këtë qytetet për 392 vjet.

Ata që e sunduan dhe e qeverisën në kohë më të gjatë pas kananitëve, ishin muslimanët të cilët që nga koha e Rashidinëve, Fatimidëve, Memlukëve dhe në fund Osmanëve kanë sunduar për 800 vjet së bashku.

Bazuar në këto fakte të pakundërshtueshme historike, “e drejta stërgjyshërore” 206-vjeçare e zionistëve izraelitë, duket qesharake krahasuar me të “drejtën katragjyshërore” të civilizimeve të tjera. Pikërisht bazuar mbi këtë premisë,  Asambleja e Përgjithshme e Kombevetë Bashkuara me rezolutën 181 e shpalli Jeruzalemin në nëntor të 1947-tës si “corpus separatum” (trup i ndarë) të administruar nga Kombet e Bashkuara, sepse Jeruzalemi i përkiste të gjitha feve të mëdha monoteiste në botë.

Themeli i konfliktit prej shtatë dekadash mes zionistëve dhe palestinezëve është përpjekja e dhunshme e qeverive të Tel-Avivit për të privatizuar në kurriz të civilizimeve të tjera, shenjtërinë e Jeruzalemit. Ky, është thelbi i gjithë asaj që ka ndodhur dhe ndodh atje. Për ta justifikuar këtë, sebepologjia pastaj është e pafund. Pasi i ke shembur  mbi 20.000 komplekse ndërtimi palestinezëve, vrarë e zhvendosur miliona syresh, pasi i ke hequr të gjitha të drejtat civile, territoriale, pronësore, detare, ujore, nëntokësore e mbi tokësore, pasi i ke rrethuar dhe i lë pa ujë, pa drita, nuk lejon importin e mallrave të konsumit bazë, vret kalamajt që luajnë futboll në breg të detit në syrin e gazetarëve të huaj, pasi shtyp me buldozier aktivisten amerikane Rachel Corrie sepse po mbronte shtëpitë palestineze nga shembja e paligjshme,

pasi burgos minorenë, shkatërron shkolla dhe terrorizon gratë dhe pleqtë, pastaj vjen e thua se kam të drejtën e mbrojtjes nga raketat e palestinezëve.

Çfarë prisnin zionistët e Tel-Avivit, që një popull të gjunjëzohet deri në zhdukje të plotë se kjo u shkon për shtat disave?

Sami Frashëri ka një shprehje brilante e cila thotë se “nëse në një luftë armët rrëmbehen nga gratë, atëhere e drejta qëndron nga ana e tyre”. Ne Palestinë, armët janë marrë jo vetëm nga gratë por edhe nga fëmijët të cilët kanë parë të tërë familjen dhe shtëpinë e tyre të zhdukej brenda ditës.

Ajo që ndodh me Izraelin është një hipokrizi aq e madhe sa i ka kaluar përmasat e një balone me gaz e cila është ngritur në ajër dhe pret vetëm t’i përfundojë gazi. Izraeli sot nuk është një shtet në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ai është një lobim dhe vetëm kaq. Nëse ky lobim mbaron atëhere vështirë të gjendet më një shtet i tillë, sepse ai nuk është themeluar mbi bazat në të cilat ngrihet një shtet normal; ai është një sajesë që lajtmotiv të vetin ka padrejtësinë ndaj popujve dhe feve të tjera. Vetë lëvizjet hebraike në botë dalin dhe protestojnë kundra asaj që po bën shteti zionist i sotëm.

Bota sot për çështjen e Palestinës është e ndarë jo vertikalisht por horizontalisht, mes një pakice elitare të establishmenteve politike, dhe një maxhorance të popujve të cilët janë të unifikuar në rresht pro kauzës palestineze. Elitat politike të korruptuara, hipokrite, të kapura nga lobet zioniste flasin për negociata dhe fajësojnë të drejtën për t’u mbrojtur të palestinezëve, ndërkohë që popujt të tërë, të cilat në OKB e kanë thënë fjalën e tyre, denocojnë me përçmim atë që mund të quhet aparteidi më egër dhe më i gjatë që ndodh sot në të gjithë globin.

Ngjarjet e fundit ku ushtarë izraelite dhunuan dhe plagosën besimtarët muslimanë që po faleshin gjatë muajit të Ramazanit në xhaminë e shenjtë Al Aksa, është një ndër mijëra copëza dhunimi në gjerdanin e krimit izraelit. Dhuna dhe padrejtësia për izraelitët është karburanti me të cilin ata ushqejnë veten dhe ekzistencën e shtetit të tyre. Ajo dhunë duhet mirëmbajtur në formë permanente, në mënyrë që të homogjenizojë elitat politike në krah të tyre.

Elitat e ndërkombëtare kanë rekorde jo fort të mira lidhur me ngjarje të tilla. Ju kujtohet kur UÇK e sapo ngritur kishte filluar mbrojtjen e familjeve të dhunuara  nga serbët? Ajo u quajt nga komuniteti ndërkombëtar në fillim si një organizatë terroriste, por pastaj ndryshuan qëndrim kur panë se kjo mund të jetë një lojë e mirë kundra rusit. Palestina, ndoshta është i vetmi rast më i gjatë në kohë, ku rezistenca ndaj pushtimit dhe mbrojtja e atdheut konsiderohet nga elitat ndërkombëtare si akt terrorist.

Një gjë është e sigurtë: padrejtësia nuk gëzon veti të përhershme!

Historia është mësuesi më i mirë për këtë. Ka kohë që pushtimi maskohet pas të ashtuquajturit “Proçes i Paqes”, ndërkohë që Jeruzalemi është kyçi për të përcaktuar statusin final të këtij konflikti.

Sa më shumë që padrejtësia i afrohet Jeruzalemit, aq më shumë konflikti është më afër zgjidhjes.

Guximi për të cënuar shenjtërinë e Al Aksasë është guximi për të shkruar fundin historik të atij që e dhunon.

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Ministri izraelit Frej: Kosova është e rëndësishme për Izraelin!

April 13, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë!

October 18, 2021

Pengmarrja e trefishtë e Kosovës!

October 17, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.