Në një veturë që dyshohej se kishte qëllim sulmi me bombë ka arritur policia dhe njësitet përkatëse të deminimit, dhe raportohet për një person të arrestuar.
Policia e Kosovës sot ka rrethuar ndërtesën e AKI-së në orët e hershme të mëngjesit.
Mëson nga burimet se aksioni po zhvillohet nën dyshimin e një mjeti shpërthyes në një veturë, ka raportuar Indeks Online.
Për këtë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipet e deminimit.
Ndërsa, nga Policia e Kosovës është konfirmuar se një person u arrestua për këtë rast.