Deputeti i VV-së, Enver Dugolli ka kërkuar dorëheqjen e Faton Klinakut nga pozita e u.d të kryetarit të OVL-UÇK.
Në një postim në Facebook, Dugolli ka thënë se më e pakta në lidhje me këtë rast do të ishte dorëheqja e Klinakut, shkruan lajmi.net.
“Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk bën të heshtin por urgjentisht të kërkojnë largimin e tij nga ai post duke u shprehur se nuk pajtohen me logjikën e vrasjes si metodë e largimit nga pushteti të Kryeministrit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Pas asaj deklarate skandaloze dhe të rrezikshme e pakta që do duhej të ndodhte është dorëheqja e Faton Klinakut nga pozita e sekretarit dhe U.D. i kryetrit të OVL-së dhe kërkim falja si akt moral.
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk bën të heshtin por urgjentisht të kërkojnë largimin e tij nga ai post duke u shprehur se nuk pajtohen me logjikën e vrasjes si metodë e largimit nga pushteti të Kryeministrit të Kosovës.
Albin Kurtin shumë herë e kanë kërcënuar (madje gjatë luftës në burgjet serbe e kanë torturuar deri në prag të vdekjes) por nuk kanë arritur asnjëherë ta frikësojnë. Megjithatë niveli i sigurisë për kryeministrin Kurti duhet ngritur e Prokuroria të aktivizohet.