Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në emisionin “Pressing” në T7, ka thënë se nuk mund të vazhdohet partneriteti me dikën që portretizohet si anti-amerikan, duke aluduar në kryeministrin, Albin Kurti.
“Ne nuk mund të vazhdojmë partneritetin me dikën që portretizohet si anti-amerikan”, është shprehur Selmanaj.
Gjithashtu tha se kryeministri është i papërvojë së bashku me njerëzit afër tij.
“Ne Kurtit i kemi dhënë shansë dhe po vazhdojmë t’i japim. Kurti është i papërvojë, edhe njerëzit përreth tij janë pa eksperiencë pa asnjë ditë përvojë në institucioneve”, ka thënë Selmanaj.
Tutje, Selmanaj tha se LDK’ja merr vendimin e duhur në momentin e duhur dhe se është e vetmja adresë serioze e SHBA’së.
“LDK’ja është një parti që në momentin e duhur e merr vendimin e duhur. LDK’ja është e vetmja adresë serioze e SHBA’së”, shtoi Selmanaj.